Transmetuar më 22-09-2019, 00:19

Një tjetër lëkundje sizmike u ndje pak pas mesnatës duke hyrë e diela në Shqipëri, raporton noa.al.

Tërmeti ndodhi në orën 00.07 dhe ishte 4.9 ballë me intensitet 5 ballë shkalla Rihter, sikurse raporton Instituti Europian Sizmik EMSC. Më pas ky institut tha se tërmetit kishte 6 ballë intensitet makrosizmik.

Tërmeti u karakterizua nga tronditje dhe shkundje të fortë dhe u lokalizua në detin Adriatik me thellësi 2 kilometra.

Epiqendra ishte 2 km larg qytetit Durrës.

Shënim i NOA:Nëse ndjeni nevojë për ndihmë, kontaktoni numrat e mëposhtëm, nga çdo telefon fiks ose celular, pa pagesë, edhe nëse nuk keni paketa aktive:Numrin unik 112 që është për çdo nevojë apo urgjencë. Dhe sipas nevojave specifike:Numrin unik 112 që është për çdo nevojë apo urgjencë.Dhe sipas nevojave specifike:Policia e shtetit ☎ 129.Zjarrfikesja ☎ 128.Urgjenca ☎ 127.