Transmetuar më 22-09-2019, 00:14

Dy persona, hallë dhe nip u plagosën pak para mesnatës duke hyrë e diela në Nikël.

Të plagosurit janë Shpresa Basha dhe Maringlen Haka, raporton noa.al.

Ata janë plagosur pasi u qëlluan me armë zjarri pranë shtëpisë së tyre në Nikël të Krujës.

Basha dhe nipi i saj Haka, u dërguan në spital për ndërhyrje mjekësore.

Dyshimet e para policore janë se kemi të bëjmë me një hasmëri. Raportohet se Haka rezulton me precedent penal.