Transmetuar më 21-09-2019, 22:39

Lëkundjet e tërmetit që dridhën këtë të shtunë vendin tonë, shkaktuan panik dhe frikë tek qytetarët, ku jo pak prej tyre kanë mbraktisur edhe banesat.

Jo pak ankth dhe frikë kanë përjetuar edhe nënat e reja në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë. Por duket se mjekët atje kanë ditur se si ta menaxhojnë dhe qetësojnë situatën te pacientët në spital.

Mjekja Anika Dokle ka postuar një video në faqen e saj në Facebook ku nënat e reja dhe stafi i Maternitetit “Koço Gliozheni”, shfaqen duke kërcyer.

“Ne jemi tërmeti i tretë… Inkurajojmë nënat e reja në një ditë të vështirë si kjo e sotmja”, shkruan mjekja Anika Dokle krahas videos.

Më poshtë keni pamjet inkurajuese./a.k/noa.al/

Shënim i NOA:

Nëse ndjeni nevojë për ndihmë, kontaktoni numrat e mëposhtëm, nga çdo telefon fiks ose celular, pa pagesë, edhe nëse nuk keni paketa aktive:

Numrin unik 112 që është për çdo nevojë apo urgjencë. Dhe sipas nevojave specifike:

Numrin unik 112 që është për çdo nevojë apo urgjencë.

Dhe sipas nevojave specifike:

Policia e shtetit ☎ 129.

Zjarrfikesja ☎ 128.

Urgjenca ☎ 127.