Transmetuar më 21-09-2019, 22:20

Shqipëria është tronditur nga lëkundje të forta të tërmetit këtë të shtunë.

Në lidhje me tërmetet në vendin tonë, ka reaguar edhe ministria e Jashtme e Greqisë.

Nëpërmjet një shënimi në rrjetin social Tëitter, qeveria greke shpreh solidaritetin me popullin dhe qeverinë shqiptare.

”Ne shprehim solidaritetin tonë me qeverinë shqiptare dhe me njerëzit e prekur nga tërmeti”, thuhet në postim.

Një tërmet me magnitudë 5.8 sipas shkallës Rihter, me një intensitet prej 7 deri në 8 balle goditi sot në orën 16:05 minuta.

Epiqendra ka qenë në Detin Adriatik, 30 kilometra në veri të Durrësit, duke shkaktuar të plagosur dhe dëme materiale ne shume rrethe te vendit.

Lëkundje të tjera më të lehta janë ndjerë në vazhdim./a.k/noa.al/

Shënim i NOA:

Nëse ndjeni nevojë për ndihmë, kontaktoni numrat e mëposhtëm, nga çdo telefon fiks ose celular, pa pagesë, edhe nëse nuk keni paketa aktive:

Numrin unik 112 që është për çdo nevojë apo urgjencë. Dhe sipas nevojave specifike:

Numrin unik 112 që është për çdo nevojë apo urgjencë.

Dhe sipas nevojave specifike:

Policia e shtetit ☎ 129.

Zjarrfikesja ☎ 128.

Urgjenca ☎ 127.