Panik në Durrës, klientët dalin me vrap dhe të tmerruar nga lokali për shkak të tërmetit
Transmetuar më 21-09-2019, 21:17

Tërmeti që lëkundi Shqipërinë sot rreth orës 16:00 ka shkaktuar panik te banorët.

Në kamerat e një lokali në Durrës, vihet re momenti kur klientët dalin me vrap dhe të frikësuar jashtë.

IGJEUM thotë se ky është tërmeti më i fortë i regjistruar në 20-30 vitet e fundit.

Sipas të dhënave zyrtare nga ministria e Mbrojtjes, fatmirësisht nuk ka patur viktima nga lëkundjet e tërmeteve.

Më poshtë keni pamjet kur njerëzit dalin nga lokali të tmerruar për shkak të lëkundjeve të forta./a.k/noa.al/

Shënim i NOA:

Nëse ndjeni nevojë për ndihmë, kontaktoni numrat e mëposhtëm, nga çdo telefon fiks ose celular, pa pagesë, edhe nëse nuk keni paketa aktive:

Numrin unik 112 që është për çdo nevojë apo urgjencë. Dhe sipas nevojave specifike:

Numrin unik 112 që është për çdo nevojë apo urgjencë.

Dhe sipas nevojave specifike:

Policia e shtetit ☎ 129.

Zjarrfikesja ☎ 128.

Urgjenca ☎ 127.

Loading...
Loading...