Transmetuar më 21-09-2019, 19:41

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Shkodër.

Një boksier ka rënë pa ndjenja teksa po zhvillohej raundi i pestë i ndeshjes.

Bëhet fjalë për boksierin bullgar Isus Velchkov, i cili po përballej me boksierin durrask Ardit Murja.

Bullgari ka gjetur vdekjen në spital, gjatë mbrëmjes së sotme.

Ai po merrte pjesë në një turne miqësor të boksit profesionist në Shkodër.

Sfidat e tjera janë ndërperë për shkak të këtij incidenti të rëndë.

Më poshtë keni pamjet./a.k/noa.al/