Transmetuar më 21-09-2019, 18:30

Tërmetet e ditës së sotme shkaktuan panik te njerëzit, por edhe dhjetëra të lënduar. Por në raste të tilla është e rëndësishme të ruhet qetësia.

Por çfarë duhet të bëni dhe nuk duhet të bëni gjatë lëkundjeve sizmike.

Hapi i parë

Në momentet që bie termeti duhet të qëndroni të pa lëvizur, edhe kur jeni në shtëpi apo në rrugë.

Hapi i dytë

Kur jeni brenda në shtëpi, futuni poshtë tavolinës apo midis skeletit të derës.

Hapi i tretë

Mos merrni ashensorin, por merrni shkallët.

Hapi i katërt

Qëndroni në distancën nga ndërtesat nëse jeni jashtë dhe as afër pemëve.

Kur je duke lëvizur me makinë, duhet të ndaloni dhe të parkoni makinën.

Hapi pestë

Nëse je duke gatuar, mbyllni gazin apo sobën dhe hapni dritaret. /k.k/noa.al/