Transmetuar më 21-09-2019, 18:25

Një tjetër tërmet ndodhi në orën 18.10 duke vazhduar të mbajë nën ankth shqiptarët.

Tërmeti kishte magnitudën 4.4 ballë të shkallës Rihter, raporton noa.al duke cituar raportin e ESMC, Instituti Europian Sizmik.

Edhe ky tërmet kishte epiqendër në detin Adriatik dhe kishte thellësi 10 kilometra.

Tërmeti u lokalizua 4 kilometra në veriperëndim të Durrësit.

Deri tani raportohet për 50 të lënduar që kanë kërkuar ndihmë në spitalet e Tiranës.

Nga Instituti shqiptar i Gjeoshkencave, noa.al mëson se që nga tërmeti i orës 16.04 e deri në 18.10 kanë ndodhur tetë lëkundje sizmike ku më i forti ishte i pari me intensitet 7 ballë.