Transmetuar më 21-09-2019, 17:57

Teatri Kombëtar nuk ka pësuar dëme nga tërmeti i fuqishëm i pasdites së sotme me intensitet 7 ballë.

Nga teatri ku si çdo ditë mblidhen shumë njerëz në ruajtje të tij, vijnë pamje direkte pas tërmetit.

Pranë teatrit ata shprehen se godina i rezistoi lëkundjes së fuqishme sizmike.

Ndërkohë godina të tjera si Shkolla e Magjistraturës, Fakulteti Inxhinieri Minera kanë pësuar dëme serioze.

Një ndër pretendimet e qeverisë dhe kryebashkiakut Erion Veliaj ka qenë se teatri duhet prishur pasi rrezikohet rënia e tij. /noa.al/