Policia e Shtetit kalon në gatishmëri: Duhet shmangur paniku i krijuar
Transmetuar më 21-09-2019, 17:31

Policia e Shtetit sapo njoftoi se menjëherë pas rënies së tërmetit, Sallat e Komandimit në të gjitha Drejtoritë Vendore të Policisë në qarqe kanë komunikuar me Specialistët e Policisë së Zonave, me Spitalet dhe me përfaqësuesit e njësive administrative.

Policia e Shtetit ka kaluar e gjitha në gatishmëri.

Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit e gjithë Policia Rrugore êshtë në terren për të menaxhuar trafikun, të gjithë Specialistët e zonave dhe Patrullat e Përgjithshme kanë dalë në terren për tu ardhur në ndihmë banorëve në nevojë por edhe për të shmangur panikun e krijuar.

Policia e Shtetit ju bën thirrje gjithë qytetarëve të telefonojnë në nr 112 për problematikat që mund të kenë nga rëna e tërmetit, duke ju garantuar se do jenë menjëherë pranë tyre.

Loading...
Loading...