Transmetuar më 21-09-2019, 16:51

Dy tërmete shkundën Shqipërinë në orët e pasdites, ku më i forti ishte 5.8 ballë.

Më pas një tjetër tërmet me magnitudë më të vogël u regjistrua sërish.

Mësohet se dy persona kanë mbetur të lënduar në Tiranë, të cilët janë transportuar në spital.

Dëmet janë të shumë, ku në një pallat në zonën e Don Boskos në kryeqytet janë evakuuar banorët.

Mësohet se tërmeti ka pasur epiqendër Detin Adriatik, 1 km nga qyteti i Durrësit, dhe është ndjerë në të gjithë qytetet e vendit. /k.k/noa.al/

Tërmet i fuqishëm trondit shqiptarët, kategoria 6 ballë

Tërmeti “shkund” Shqipërinë, lëkundje të forta thuajse në të gjithë vendin