Transmetuar më 21-09-2019, 16:18

Një tërmet i fuqishëm i kategorisë 6 ballë ka tronditur mbarë shqiptarët në Shqipëri dhe është ndjerë gjerësisht në vendet fqinjë sidomos në Maqedoni.

Tërmeti zgjati disa sekonda duke bërë që të lëvizin shumë gjëra nëpër banesat e njerëzve e veçanërisht në pallate.

Nuk ka informacion zyrtar për dëme në njerëz dhe materiale por shumë besojnë se tërmeti ka shkaktuar dëme në objekte.

Njerëzit kanë dalë të tmerruar nga banesat dhe objekte të tjera ku ndodheshin. Edhe momentalisht shumë njerëz janë në rrugë.

Tërmeti u regjistrua në orën 16.04. Ai ishte 5.8 ballë i shkallës Rihter, kategoria 7 ballë sipas Earthquake CSEM/EMSC, raporton noa.al. Instituti Europian Sizmik saktësoi më vonë se tërmeti kishte intensitet makrosizmik 7 ballë.

Tërmeti 7 ballë

Një tjetër tërmet më pak i shkurtër u ndje në orën 16.16. Sipas të njëjtit burim ai ishte 5.3 ballë me epiqendër në Shijak dhe me intensitet 6 ballë.

Instituti shqiptar i Gjeoshkencave tha se tërmeti i parë ishte 5.8 ballë dhe i dyti 5.3 ballë me epiqendër te Kepi i Rodonit, 30 km në veri të Durrësit.