Plane për të dielën? Mësoni si do jetë koha nesër
Transmetuar më 21-09-2019, 14:04

Dita e djelë, sipas sinoptikanëve të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, do të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat do të jenë deri të dendura në pjesën e dytë të ditës.

Nëse keni plane, paraditja do të jetë e favorshme, thonë meteorologët.

Era do të jetë nga kuadrati i Jugut me shpejtësi 2-12m/sek, e shoqëruar me një valëzim të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat minimale parashikohen nga 6 deri në 17 ºC, ndërsa vlerat maksimale nga 24 deri në 30ºC./b.l/noa.al/

Loading...
Loading...