Dy gota verë në darkë dhe ju do ndiheni më mirë fizikisht dhe mendërisht
Transmetuar më 21-09-2019, 13:16

Konsumimi i 1 deri në 2 gota verë në mbrëmje mund të çojë në shëndet më të mirë mendor dhe fizik, si dhe vetëvlerësim më të lartë.

Ndryshe nga sa këshillojnë një pjesë e ekspertëve, për konsum sa më të ulët të alkoolit, një studim i ri në Finlandë, publikuar në revistën shkencore “Alkool dhe Alkoolizmi”, doli në përfundimin se pirja e disa gotave verë teksa konsumoni vaktin e mbrëmjes, në fakt i bën mirë shëndetit.

Shkencëtarët nga Universiteti i Helsinki dhe Tampere, analizuan zakonet e rreth 2600 pesonave të moshës 18 deri në 69 vjeç dhe dalluan se 12 përqind e personave që konsumonin 1 apo 2 gota verë gjatë kohës që hanin darkë kishin më shumë gjasa që të ishin në shëndet të mirë fizik dhe mendor, ashtu sikurse kishin vlerësim më të lartë për veten.

Megjithatë, sipas studimit, ata që e konsumonin verën pa e shoqëruar me ushqim, nuk gëzonin të njëjtin shëndet të mirë.

Loading...
Loading...