Transmetuar më 21-09-2019, 11:28

Një person i shpallur në kërkim nga policia për përndjekje ndaj një vajze pas të cilës ishte fiksuar, është vënë në prangat e policisë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2. kapën shtetasin me inicialet F. Z., banues në Tiranë.

Mësohet se ai ishte fiksuar pas vajzës së re dhe pavarësisht kundërshtisë së saj për të krijuar një lidhje, kishte nisur përndjekjen, duke i shkaktuar gjendje ankthi dhe frike.

Për këtë arsye ky person ishte shpallur në kerkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 8 muaj burg për veprën penale “Përndjekje”, pasi i ishte kthyer në fiksim një vajze të cilën e ndiqte këmba-këmbës.

Lidhur me rastin, materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë./b.l/noa.al/