Transmetuar më 21-09-2019, 10:55

Një i ri ka përfunduar në prangat e policisë pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest shtëpie” dhe më pas është konfliktuar për motive të dobëta me shoferin e autobusit të një linje urbani duke e goditur me mjete të forta.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, arrestuan në flagrancë shtetasin:A. K., 23 vjeç, banues në Tiranë (me precedentë të mëparshëm penal).

Shtetasi i mësipërm ka thyer masën e sigurisë “Arrest shtëpie” duke dalë nga shtëpia dhe më pas është konfliktuar për motive të dobëta (pse autobuzi nuk ecte shpejt), me shoferin e autobusit të një linje urbani duke e goditur me mjete të forta në pjesën e fytyrës.

Pas marrjes së njoftimit shërbimet e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje ku dhe arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”./b.l/noa.al/