Transmetuar më 21-09-2019, 10:31

Një aksident me pasojë një person të plagosur është regjistruar mëngjesin e sotëm në Ishull Lezhë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:30, në Ishull Lezhë, ku është aksidentuar nga një mjet shtetasi Y.M. 27 vjeç , banues në Lezhë  i cili po lëvizte me biçikletë.

Për pasojë është lënduar drejtuesi i biçikletës i cili është dërgua me urgjencë në spital dhe ndodhet nën kujdes mjekësor.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave./b.l/noa.al/