Transmetuar më 21-09-2019, 10:26

Natë intensive për anijen shqiptare "Oriku" dhe ekuipazhin e saj me mision në detin Egje.

Mësohet se 111 emigrantë sirianë, irakenë dhe palestinezë u shpëtuan në 3 operacione të ndryshme brenda pak orësh.

Burime nga ministria e Mbrojtjes thanë për noa.al se operacionet e shpëtimit u zhvilluan gjatë mbrëmjes së djeshme dhe natës duke gdhirë dita e sotme, në ujërat mes Turqisë dhe Greqisë.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, pohon se emigrantët, të cilët lundronin në 2 gomone dhe 1 skaf, iu dorëzuan Rojës Bregdetare turke./b.l/noa.al/