Transmetuar më 21-09-2019, 10:02

Një lëng i shijshëm me banane dhe xhinxher mund t’ju ndihmojë të keni në peshën normale trupore në çdo moment. Kjo sepse banania është një burim i mirë kaliumi, fibrash dhe antioksidantësh, që përmban edhe sheqer natyral i cili i jep energji trupit dhe e ushqen në mënyrë korrekte.

Po ashtu ky lëng rregullon nivelin e sheqerit në gjak dhe përmirëson sistemin e tretjes, si dhe ndihmon në absorbimin e nutrientëve nga ushqimet.

Në të njëjtën mënyrë si banania, edhe xhinxheri përshpejton metabolizmin dhe ruan ndjesinë e ngopjes.

Përgatiteni këtë lëng special sipas mënyrës më poshtë:

1 lugë gjelle xhinxher i grirë

1 banane e pjekur mirë

1 gotë boronica (të freskëta ose të ngrira)

2 lugë gjelle fara lini

Gjysmë filxhani spinaq

Disa kuba akulli.

Përgatitja:

Hidhni boronicat dhe bananen në frulator, më pas shtoni xhinxherin, spinaqin dhe farat e linit. Frulojini derisa të merrni një përbërje të lëngshme, homogjene dhe më pas shtoni gjysmë gote ujë të ftohtë nëse dëshironi. Përfundoni përzierjen dhe sapo keni krijuar një lëng të mrekullueshëm ushqyes. Mund ta pini çdo mëngjes dhe në pak ditë do të humbisni deri 3 kilogramë. /b.l/noa.al/