Transmetuar më 21-09-2019, 09:46

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka 12 vende të lira në Shërbimin Diplomatik shqiptar dhe ministri në detyrë, Gent Cakaj ka promovuar këto pozicione duke ftuar ekselentët të kandidojnë.

Gjithsesi Cakaj nuk tha se bëhet fjalë për lëvizje paralele brenda ministrisë dhe njerëzve që janë aktualisht në detyrë.

Kreu i komanduar i diplomacisë paralajmëron se shumë shpejt Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme do të shpallë edhe më tepër vende të lira për diplomatët e ardhshëm për të ndërtuar një shërbim të shkëlqyer diplomatik.

Të gjithë ata që mendojnë se mund t’i shërbejnë Shqipërisë si diplomatë të ardhshëm, mund të shohin kriteret dhe postet e lira në këto adresa:

http://www.hrm.gov.al/ShowPublications.aspx?ID=1826

http://www.hrm.gov.al/ShowPublications.aspx?ID=1825

http://www.hrm.gov.al/ShowPublications.aspx?ID=1824