Transmetuar më 21-09-2019, 09:31

Një grua i ka dhënë fund jetës në banesën e saj në mënyrë të dhimbshme. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në orën 21:00, në fshatin Pojan të Korçës.

41-vjeçarja R.K., është vetëhelmuar me lëndë helmuese (ende e papërcaktuar), duke u gjetur nga familjarët në gjendje të rëndë.

Gruaja u dërgua me urgjencë në spital, por pavarësisht çdo ndihme të dhënë ajo ndërroi jetë rrugës për në spital.

Në këqyrja e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Nuk dihen ende shkaqet që e kanë shtyrë 41-vjeçaren drejt fundit fatal, teksa hetimet janë në vijim.

Për ndjekje të mëtejshme lidhur me këtë rast, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë./b.l/noa.al/