Transmetuar më 20-09-2019, 23:11
Foto ilustruese

Aksident i rëndë është shënuar në Tiranë.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën "Stavri Themeli", në orët e vona të mbrëmjes.

Një motorçikletë raportohet se ka humbur kontrollin dhe u përplas me një makinë të parkuar dhe  për pasojë drejtuesi i saj është plagosur rëndë dhe më pas ka humbur jetën.

Ai ka ndërruar jetë në spital. Drejtuesi i motorçikletës është identifikuar me inicialet  M.M. Shtetasi E.M, i cili po udhëtonte me të ka mbetur i plagosur.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet e këtij aksidenti të rëndë.

Njoftimi i Policisë: Rreth orës 18:33 në rrugën “Stavri Themeli” motoçikleta me drejtues M.M ka humbur kontrollin duke u përplasur me një automjet të parkuar në rrugë.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në spital drejtuesi i motoçikletës shtetasi M.M, si dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve pasagjeri i motoçikletës shtetasi E. M. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, dhe shkakut të humbjes së kontrollit të motoçikletës.

/a.m/NOA.al