Ekspertët ngrenë alarmin, apel prindërve: Kujdes fëmijët, shishat-t janë kancerogjene!
Transmetuar më 20-09-2019, 22:13

Ato janë kthyer në një fenomen shqetësues, sidomos për adoleshentët dhe të rinjtë që i konsumojnë.

Shisha-t janë edhe shumë pranë shkollave të mesme në kryeqytet.

“Kemi fenomene të një reaksioni të çuditshëm dhe duhet ta kuptojnë dhe prindërit, të vendosjes së frutave apo të shampanjës, apo të alkoolit ku deri dje ka qenë ujë. Janë trende të çuditshme përdorin për abuzim sidomos me të miturit. Ligji ndalon alkoolin nën moshën 18-vjeç dhe jo më të shishës dhe pale më të dyjave bashkë”, – u shpreh Areti Beruka, Kryeinspektore e Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor, gjatë një intervistë  për Vizionin e Pasdites.

Sipas ekspertëve një shisha është e baraz-vlefshme me 3 paketa cigare, duke pohuar se vendi gjendet në një situatë kaotike për sa I përket përhapjes së ambienteve ku konsumohet shisha.

Si pasojë e kësaj situate, ajo tha se ka pasur edhe ashpërsim në ligjin e miratuar më  15 Gusht ku për çdo biznes që shkel ligjin gjoba e parë shkon rreth 3 milion lekë të vjetra.

Por ajo se shtoi se, nëse kjo përsëritet brenda tre muajve gjoba shkon në 6 milion lekë të vjetra dhe brenda vitit gjoba shkon në 18 milion lekë të vjetra dhe deri me mbyllje të aktivitetit.

Ligji përcakton që nuk përjashtohet asnjë lloj mjeti alternativ si shisha, cigare elektronike etj.

“ Edhe një grilë që ulet për diellin apo për erën në një moment kur në pjesën e poshtme ka të vendosur xham, ky ambient nga i hapur bëhet i mbyllur, që  nëse konstatohet është në shkelje të hapur me ligjin”, paralajmëroi Beruka, mbi rrezikun e tyre. /a.m/NOA.al

Loading...
Loading...