Transmetuar më 20-09-2019, 20:05

Sophia Loren është aktorja italiane më e vlerësuar dhe e njohur në botë.

Një mit i vërtetë i kinemasë, Sofia Loren mbush 85 vjeçe dhe feston një karrierë të gjatë në kinema.

Karrierë ajo e filluar në vitet ’50 dhe ende e vazhdon. Në foton kryesore, ajo ndodhet në një nga rolet e rralla të viteve ’55, ndërsa në FOTO Galeri jepen imazhe të aktores së madhe në disa nga filmat e saj, më të bujshëm, deri në ditën e sotme.

Loren prej pak kohësh ka përfunduar xhirimet e filmit të të birit, Edoardo Ponti “La Vita davanti a se”.

Janë të shumtë sukseset e saj.

Sofia Loren ka marrë dy çmime Oscar dhe 5 Golden Globe, një kupë Volpi, Prix-i i Kanës, 10 çmime David të Donatelos, Ariu i Artë dhe Luani i Artë për karrierën e saj të gjatë e të lavdishme në kinema.

Ka bashkëpunuar me yje të kinematografisë, si Vittorio de Sica, Marcello Mastroianin, Richard Burton etj.

Në filmin Cocarja, ka marrë edhe çmimin Oscar, i pari që i jepet një aktoreje në një film jo në gjuhën angleze.

Ajo ka hyrë edhe në librin e rekordeve Guinness si aktorja italiane më e vlerësuar në botë.

Por është po aq e njohur për shqiptarë, sidomos brezi mbi të 40-at, të cilët kanë ndjekur thuajse çdo film që transmetohen në të vetmin ekran shqiptar në ato vite./a.m/NOA.al