Transmetuar më 20-09-2019, 17:28

Një 74-vjeçar ka hequr nga koka një “bri” të cilin e mbante prej kohësh.

Ai iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në Indi, dhe rezultoi se ishte një masë tumori, por pa rrezik.

Ky lloj i veçantë tumori (foto në galeri) formohet nga keratina në lëkurë dhe thonj. Ajo shfaqet kryesisht në duar, veshë dhe thonj.

Neurokirurgët që operuan 74-vjeçarin, thanë më pas se pacienti gëzon shëndet të mirë.

E gjithë ngjarja e veçantë dhe e rrallë që i ndodhi burrit të moshuar u botua në Gazetën Ndërkombëtare të Kirurgjisë. /k.k/noa.al/