Transmetuar më 20-09-2019, 15:42

Adoleshentët dhe të rinjtë në botë janë të ndërgjegjshëm për pasojat e ngrohjes globale, dhe kërkojnë nga qeveritë të marrin masa konkrete.

Një adoleshente në Universitetin McGill në Montreal, Kanada ka ndërmarrë nismën e titulluar “hapjen e syve”, e cila është një përpjekje për t’i bërë qeveritë të kuptojnë se si ngrohja globale prek të rinjtë.

Duke folur për mënyrën sesi kanë ndryshuar pikëpamjet e saj, Emma Lim tha:

Kur jeni i ri besoni se qeveria juaj do t’i rregullojë gjërat, dhe kështu unë u bashkova me ekipin e gjelbër dhe ne kemi punuar në riciklimin dhe kuptova se gjithçka do të ishte në rregull. Por, besimi te udhëheqësit u thye me kalimin e kohës.

Sipas Lim zyrtarët e vendosur të qeverisë nuk po ndërmarrin veprime të mjaftueshme. Kështu ajo foli për këtë çështje me miqtë e saj, të cilët pranuan njësoj se edhe ata po humbnin shpresën.

Megjithëse 18-vjeçarja gjithmonë ka ëndërruar të ketë fëmijë, ajo tha se të rinjtë do të luftojnë, nëse gjërat vazhdojnë ashtu siç janë.

“JO e ardhme, JO fëmijë, premtim”, kjo është motoja e kauzës së tyre.

“Unë zotohen që nuk do të kem fëmijë deri sa unë të jem e sigurt se qeveria ime do të sigurojë një të ardhme të sigurt për ta”, u shpreh ajo. /k.k/noa.al/