Transmetuar më 20-09-2019, 13:54

Tre ditë pas skandalit, Gjykata e Elbasanit caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” me 10 ditë për pedagogun e Universitetit “Aleksandër Xhuvani”.

Denis Himçi u arrestua një ditë pas denoncimit nga emisioni investigativ "Stop".

Ndërkaq, pedagogu aktualisht ndodhet i shtruar në spital, për shkak të komplikacioneve shëndetësore që pati pas arrestimit.

Prokurori Bledar Mustafaj e cilësoi të ligjshëm ndalimin e tij, dhe caktimin e masës “arrest me burg”, ndërsa gjyqtari i çështjes, Bujar Musta, vendosi ta lërë vetëm 10 ditë në burg pedagogun./a.m/NOA.al