Shirat pushtojnë vendin, por fundjava ka surpriza sërish
Transmetuar më 20-09-2019, 09:30

Reshjet e shiut dhe stuhitë që kanë pushtuar vendin pasditen e së enjtes do të viojnë edhe gjatë pjesës së parë të ditës së premte. Më të dukshme, reshjet kanë qenë në zonat jugore dhe juglindore në vend.

Të premten priten reshje mesatare në qarkun Korçë dhe reshje më të dobëta në qarqet e tjera, por lokalisht mesatare në shumicën e tyre.

Në zona të kufizuara të qarqeve, reshjet pritet të jenë në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më e mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre).

Në fundjavë, pritet përmirësim i kushteve atmosferike duke risjellë kthjellimet në territor. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie duke u luhatur nga 9 gradë C mëngjesi deri në 29 – 30 gradë C mesdita.

Temperaturat:

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 15 / 24 °C

në vendet e ulëta: 16 / 26 °C

në vendet malore: 9 / 15 °C./b.l/noa.al/

Loading...
Loading...