Transmetuar më 19-09-2019, 22:28

Arrestohet Sali Berisha, gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë (Themelore) të Pejës. Prangosja e Berishës u bë para pak minutash, raporton noa.al, duke cituar burime zyrtare nga gjykata në fjalë. Sali Berisha, koincidon me emrin e njëjtë të ish kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha.

Arrestimin e gjykatësit Berisha e ka konfirmuar kryetari i kësaj gjykate, Sami Sharraxhiu.

“Sektori kundër Krimit Ekonomik në drejtorinë e Policisë së Kosovës me qendër në Prishtinë ka arrestuar shtetasin Sali Berisha”, ka thënë Sharraxhiu.

Arrestimin e Berishës, e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Prokurorisë së Shtetit, Ekrem Lutfiu. Ai tha se arrestimi i tij është bërë nën dyshimin për shpërdorim detyre.

Një urdhër gjykate i jep Berishës masën paraprake të mbajtjes në burgim për 48 orët e ardhshme deri në daljen e një mase tjetër sigurie.

Aktualisht, Sali Berisha është në Departamentin e Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore në Pejë. /noa.al/

Sali Berisha, gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë (Themelore) të Pejës