Transmetuar më 19-09-2019, 19:16

Aktori i humorit Bes Kallaku ndodhet në Itali me familjen, ku edhe është duke xhiruar filmin e tij "Falco".

Atje Besi ka filmuar rolin e njohur të tij të humorit, atë të "skifterit", duke treguar dy histori që kanë ngjallur reagime të shumta.

Ndërkohë në një postim të realizuar në rrjetet sociale, ai ka treguar një ndodhi komike i ka ndodhur gjatë kësaj kohe, teksa Xhensila i ka kërkuar që të shkojë të marrë një ilaç në farmaci për vajzën.

Ai ka shkuar në farmaci i grimuar në rolin e skifterit, ndërsa në një postim në rrjetet sociale tregoi reagimin e farmacistes, dhe të italianëve që ndodheshin aty në ato momente.

"Çfarë është kjo? ka thënë Besi duke imituar  fytyrat e tyre të habitura.

Po ashtu, Bes Kallaku, nuk mund ta linte me kaq aventurën e tij në Itali.

Besi ka takuar futbollistin e njohur francez, Franck Ribery, i cili kaloi këtë sezon te Fiorentina.

Në një koment në rrjetet sociale, ai tregon me humor se Ribery ka pranuar të luajë me Laçin pasi ai i ka kthyer kasafortën.

"I kthyem kasafortën e shtëpisë edhe pranoi të luante për Laçin", shkruan Besi duke shkaktuar të qeshura tek ndjekësit e tij. /a.m/NOA.al