Transmetuar më 19-09-2019, 17:04

Migjen Basha dha dorëheqjen nga Kombëtarja shqiptare pak ditë më parë.

Arsyeja lidhet me vendimin e tij, për të luajtur në kampionatin australian, prej nga ku e kishte të pamundur grumbullimin.

Basha u largua nga Aris i Selanikut, duke firmosur për dy vjet me ekipin e njohur të Australisë.

Melbourne Victory njoftoi zyrtarisht se kanë forcuar mesfushën e tyre me nënshkrimin e ndërkombëtarit me përvojë të Shqipërisë, Migjen Basha, në një marrëveshje dy-vjeçare.

Basha bashkohet me klubin A-League, pasi kaloi sezonin e kaluar me veshjen greke Aris të Selanikut.

Mesfushori me tipare mbrojtëse, 32-vjeçari, vijon karrierën në gjurmët e ish-sulmuesit tjetër kosovar që ka luajtur në Australi, Besart Berisha, i cili luajti 17 ndeshje me Shqipërinë përpara se të kalonte te Kosova.

Trajneri i ekipit australian, Marco Kurz ishte i lumtur që priti një lojtar tjetër me përvojë në Basha, me nënshkrimin e tij që plotësoi boshllëqet brenda klubit.

"Jam shumë i kënaqur që shtoj një lojtar tjetër ndërkombëtar me një përvojë të tillë në skuadrën tonë," tha Kurz. "Duke pasur parasysh se ai ka luajtur në nivelet më ta larta, besoj do të jetë një udhëheqës i fortë në mesin e grupit tonë".

Basha e filloi karrierën e tij në vendin e tij të lindjes Zvicër para se të kalonte në Itali, ku ai ndihmoi Torinon të ngjitej në Seria A. Basha kaloi katër sezone te Torino para se të kthehej në Zvicër me Luzern. më pas u rikthye  në Itali me  Como dhe Bari përpara se të bashkohej me Aris, një sezon më parë. /a.m/NOA.al