Transmetuar më 19-09-2019, 15:21

Moderatorja Luana Vjollca është rikthyer sërish për të nisur punën për sezonin e ri televiziv.

Ajo tha se nga e shtuna e javës tjetër do të shfaqet sërish në ekranin e “Top Channel” për drejtimin e emisionit të mbrëmjes, “Shiko kush luan”.

Luana ka publikuar promon e emisionit, në të cilin vihet re se këtë sezon do i bashkohet skuadrës Rezart Veleshnja.

Florjan Binaj vazhdon të jetë aty, duke mbajtur rolin si kapiten i njërit prej skuadrave. Në reklamën e “Shiko kush luan”, Luana, Flori dhe Rezarti shihen duke rregulluar studion,

“Bletat punëtore e bënë gati skenën. ‘Shiko kush luan’ rikthehet më datë 28 shtator në ‘Top Channel’ me 2 super kapitenët Florjan Binaj dhe blerja e re Rezart Veleshnja. Di t’ju them që nuk duhet ta humbisni për asnjë arsye! Edhe pse e di që mezi po prisni dhe ju njësoj si unë. ‘Shiko kush luan’ çdo të shtunë 21:00”, tha Luana në mesazhin e saj.

Ajo e drejton prej tre vitesh emisionin argëtues./a.m/NOA.al