Transmetuar më 19-09-2019, 12:46

Princi Harry dhe Meghan Markle po mundohen që djali i tyre, Archie, të bëjë një jetë të zakonshme larg "mureve" të kështjellës mbretërore.

Kjo ishte e qartë në momentin që ata nuk kërkuan që i biri të merrte një titull, ashtu si kushërinjtë e tij, Princi George, Princesha Charlotte dhe Princi Louis.

Së fundmi, familja është fotografuar në një bar-restorant, ku të veshur si njerëz të zakonshëm (pa formalitetet mbretërore), ata kaluan një pasdite të këndshme të rrethuar nga njerëz të tjerë.

TMZ ka siguruar disa foto të familjes së re mbretërore, ku Harry shfaqet duke mbajtur ndenjësen e Archie-t, ndërsa Meghan çantën e të voglit. Sipas TMZ, vogëlushi nuk është ndjerë aspak të qajë gjatë 2 orëve që çifti darkoi atje.

Burime për median kanë treguar se ata u trajtuan si të gjithë njerëzit e tjerë, madje shumë prej atyre që ndodheshin atje as nuk e vunë re fare që ata ishin çifti i famshëm mbretëror./b.l/noa.al/