Transmetuar më 19-09-2019, 11:15

FIFA ka publikuar ditën e sotme, renditjen e re për ekipet kombëtare, pas ndeshjeve të zhvilluara gjatë fillimit të shtatorit.

Shqipëria gjendet në vendin e 64-t, me 1372 pikë, 10 më shumë se sa kishte në renditjen e kaluar, ndërkohë pozicioni mbetet i njëjtë, duke mos ndryshuar asnjë vend.

Paraqitjet mjaft të mira për Kosovën, duket se janë shpërblyer, dhe “dardanët” janë ngjitur një pozicion më sipër, dhe tani e shohin veten në vendin e 119-të të renditjes botërore, një pozicion rekord ky për Kosovën.

Ekipi që drejtohet nga Shaland, tani numëron 1164 pikë, nga 1149 që numëronte në renditjen paraardhëse.

Sa i përket vendeve të kreut, është ende Belgjika që kryeson renditjen botërore, me 1752 pikë.

Njihuni me renditjen