Transmetuar më 18-09-2019, 22:33

Një histori me fund të lumtur ajo e Egzon Kryeziut, djalit nga Kosova qe rrezikonte të humbte jetën pasi familja e tij s’mundej të gjente 30 mije euro për shërimin e tij.

Emisioni “Shqiptarët për Shqiptarët” dhe po ashtu dhe emisioni “Stop”, u bënë bashkë në thirrjen drejtuar shqiptarëve për ta ndihmuar Egzonin dhe në fund lajmi i mirë erdhi.

Imami Elvis Naçi ka përcjellë lajmin duke thënë se shuma e nevojshme për Egzonin u arrit falë kontributeve të qindra shqiptar%ve dhe emisionit "Shqiptarët për Shqiptarët".

"Egzon Kryeziu pesoi nje aksident te rende disa kohe me pare dhe prej muajsh qendroi i lidhur ne shtratin e spitalit ne Turqi.

Per shkak te pamundesise, babai i tij vendosi te shese dhe veshken vetem per te mundur te gjente parate per te shpetuar jeten e djalit.

Emisioni investigativ Stop po ashtu e ka percjelle lajmin shpresedhenes duke sqaruar se 230 mije euro ka shpenzuar familja nga Prishtina per te birin duke lene gjithcka kishin dhe permes ndihmes se shqiptareve", shkruan Elvis Naçi në postimin e tij.