Transmetuar më 18-09-2019, 18:02

Menaxheri i njohur shqiptar që drejton kompaninë e madhe të menaxhimit të talenteve “Lian Sports” raportohet i zhdukur, pasi ndaj tij kanë nisur hetime nga shteti gjerman.

Fali Ramadani, i lindur në Tetovë, por i rritur në Berlin, konsiderohet një ndër menaxherët më të fuqishëm të Evropës, sa i përket tregut të futbollistëve.

Ai transferoi Luka Jovic nga Frankfurti drejt Real Madrid për 60 mln euro gjatë merkatos së verës.

Pas këtij transferimi, janë ngritur dyshime për një skemë mashtrimi nga Fali Ramadani.

Të njëjtën skeme mashtrimi dyshohet se ai ka bërë edhe me futbollistë të tjerë serbë, në moshë të  re.

Sipas skemës, në fillim ai i shet lojtartë tek një klub mesatar si Apollon Limassol, në rastin e Jovic, dhe më pas pa u aktivizuar fare i shet sërish tek një klub më i mirë, si për shembull tek Benfica.

E gjitha kjo për të fituar më shume para tek llogarite e tij bankare në Qipro, Maltë dhe Karaibe.

Fali Ramadani, siç raporton e përditshmja gjermane "Der Spiegel“ nuk ka dhënë asnjëherë intervista, madje është shfaqur shumë rrallë në publik.

Aktualisht, pasi ka humbur gjurmët, ai dyshohet se ndodhet në Karaibe. Edhe aktiviteti financiar i 56-vjeçarit Ramadani ngjall dyshime.

Në vitin 2012 në bashkëpunim me Nikola Damjanac zhvendosën selinë e kompanisë së menaxhimit të lojtarëve ‘’Lian Sports GmbH’’ nga Berlini në Maltë. Ramadani u justifikua atë kohë se ishulli ofronte kushte më të mira për zhvillim të biznesit./a.m/NOA.al