Transmetuar më 18-09-2019, 17:39

Pas ftesës së Kryeministrit Rama për dialog, kryetari i Partisë Demokratike ka thirrur në takim aleatët opozitarë.

Lulzim Basha dhe aleatët do të zhvillojnë takim në orën 18:00 ku në qendër të diskutimeve do të jenë lëvizjet e opozitës.

Kujtojmë që gjatë ditës së sotme u bë publik edhe lajmi i organizimit të një tryeze gjithëpërfshirëse në 25 shtator nga Prezenca e OSBE-së.

Në këtë tryezë është ftuar edhe opozita jashtëparlamentare. /k.k/noa.al/

Letra Publike/ Rama fton në tryezë Bashën dhe Kryemadhin… por “pa kushte”