Transmetuar më 18-09-2019, 15:55

Kreu i Partisë Demokratike, pak momente pas ftesës publike të Ramës për t’u ulur në dialog pa kushte, deklaroi se zgjidhja e krizës politike duhet të vijë vetëm përmes vullnetit politik.

"Nuk mund të fshihemi pas letrave publike" tha Basha.

"Sot për gjithë shqiptarët prioritet është zgjidhja e krizës. Zgjidhja e krizës politike është prioriteti absolut i Shqipërisë, PD dhe opozitës së bashkuar. Këtë krizë nuk e ka shkaktuar as kodi zgjedhor dhe as Kushtetuta e Shqipërisë’, u shpreh më tej kreu demokrat.

Sipas Lulzim Bashës, një ftesë e tillë nga Rama është tallje dhe provokim.

Ai i kërkoi Ramës që të ftojë edhe disa nga krerët e bandave, si Emiljano Shullazin, Bajrin, Avdylajt, etj.

Basha tha se "dhënia fund krizës politike është prioritet absolut i Shqipërisë, i PD dhe i opozitës së bashkuar. Të gjithë e dimë se këtë krizë nuk e ka shkaktuar kodi zgjedhor, Kushtetua dhe ligjet, pasi këto të fundit nuk janë përgjegjëse për Pjetrin, Babanin, as për vjedhjet e votave të 30 qershorit. Raporti i OSBE është i qartë. "

Por cila është zgjidhja e krizës, sipas Bashës?

"Zgjidhja e plotë për Shqipërinë dhe për lajmin pozitiv për integrim duhet të vijë vetëm nga zgjidhja e krizës politike. Nuk mund të fshihemi pas ftesës, që është ajo e një individ, si Damian Gjiknuri, i përfshirë në dosjen 184. Atëherë le të ftojnë dhe Shullazin, Bajrin, Avdylajt, sepse kjo është një tallje, një provokim për të gjithë shqiptarët."

Lulzim Basha shtoi se opozita e ka platformën e saj dhe krizën do ta zgjidhë me qytetarët shqiptarë.

"Reforma Zgjedhore është shumë e rëndësishme, opozita ka përgatitur një platformë për këtë reformë, që duhet të përfshirë një transformim të thellë politik, ku të mos përsëritet kurrë më një krizë e tillë. Opozita po përgatit platformën e saj, që do ta diskutojë me gjithë grupet e interesit dhe qytetarët shqiptarë.

Hapi i parë për zgjidhjen e krizës duhet të jetë pranimi i krizës," tha ndër të tjera, në reagimin e tij Bardhi.

Rama fitoi të gjithë liderët e partive opozitare, jashtë Kuvendit, që të ulen për t’i dhënë fund krizës, për të miratuar fillimisht Reformën Zgjedhore. /a.m/NOA.al