Të flesh 9 orë gjumë në natë, po aq e dëmshme sikur të flinit 5
Transmetuar më 18-09-2019, 13:15

Të flesh 9 orë gjatë natës mund t’i bëjë dëm kujtesës suaj njësoj sikur të flini 5 orë.

Dihet botërisht se njerëzit që flenë më pak se 5 orë gjatë natës mund të kenë probleme me kujtesën, por një studim i fundit doli në përfundimin se edhe 9 orë gjumë bëjnë dëm.

Kërkuesit shkencorë vëzhguan rezultatet e 400 000 njerëzve të cilëve iu kërkua që të memorizonin 6 çifte letrash bixhozi.

Krahasuar me ata që flinin 7 orë, ata që flinin 9 orë bënë të njëjtin numër gabimesh sa ata që flinin 5 ose më pak orë.

Rezultati i këtij studimi tregon se të flesh shumë ndikon në tru njësoj si të fjeturit pak./b.l/noa.al/

Loading...
Loading...