Transmetuar më 18-09-2019, 13:17

Nuk ka distancë, apo kohë, që ndan legjendat.

Roberto Baggio, legjenda e futbollit italian dhe atij botëror, i dashur për mijëra sportdashës shqiptarë, po ashtu si edhe fenomeni brazilian, Ronaldo, janë rikthyer sot së bashku si dikur, në ditëlindjen e këtij të fundit.

Roby Baggio, në fund të karrierës, i është dashur të jetë edhe shok skuadre me fenomenin Ronaldo, të cilin e ka uruar përmes këtij imazhi dhe me këtë mesazh:

"Gëzuar Ditëlindjen i madhi Ronaldo Nazario".

Fenomeni Ronaldo mbush sot 43 vjeç, por u largua më shpejt nga futbolli, për shkak të dëmtimeve të shumta./a.m/NOA.al