Transmetuar më 18-09-2019, 12:27

Përveç impenjimeve, në karrierën e saj, Amarda Toska, tregoi se është edhe një nënë e devotshme.

Bashkëshorti i saj, Ermali ka qenë më tepër i impenjuar këto kohë me projektin e tij mbi një film, madje udhëton edhe jashtë shtetit, ndërsa Ami kalon fundjavën me djalin e saj, Joel në kinema.

Ajo me anë të disa videove të publikuara në ‘Instastory’, ku shfaqej krah djalit, i cili po shijonte filmin vizatimor në ekranin e madh të kinemasë, tregoi se është e detyruar të ndjekë po ashtu si ai, madje me emocion, filmat vizatimorë.

“Kinemaja vetëm për ne sot”, ka shkruar Ami në videot ku Joeli shfaqet më i qeshur se kurrë, duke qenë se ëma i plotëson dëshirat./a.m/NOA.al