“I dënuar në Itali”, Mark Babani depoziton shenjat e gishtërinjve pas akuzave të PD
Transmetuar më 18-09-2019, 12:27

Mark Babani dorëzon shenjat e gishtërinjve në Prokurori, pas akuzave të bëra nga Partia Demokratike se ai ka qenë i arrestuar në Itali për vjedhje makinash në 4 prill  ’94-ën.

Mësohet se kërkesa i është nisur Babanit me postë, ndërsa i kërkohet që shenjat e gishtave të dorëzohen në Institutin e Policisë Shkencore në Shkodër ose në Tiranë.  Më pas kjo e fundit më pas dërgon të dhënat pranë Njësisë së Dekriminalizimit.

Babani është shprehur se është i gatshëm të bashkëpunojë me drejtësinë pë zbardhjen e së vërtetës.

Pas akuzave të Partisë Demokratike se kryetari i Bashkisë së Vaut të Dejës ishte dënuar ne Itali, Mark Babani ka depozituar shenjat e gishtërinjve në Prokurori.

Partia Demokratike i kërkoi më 10 shtator Prokurorisë verifikimin e Babanit, pasi dyshohet se ai ka fshehur ndalime, denime dhe dëbime nga Italia dhe Maqedonia e Veriut.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi i vuri në dispozicion prokurorisë të gjithë informacionin që disponon Partia Demokratike për kryebashkiakun e tretë të Edi Ramës, që rezulton me të kaluar kriminale.

Ky është rasti i tretë i kryebashkiakëve socialist që akuzohet nga PD, pas Valdrin Pjetrit në Shkodër dhe Agim Kajmakut në Vorë./b.l/noa.al/

Loading...
Loading...