Transmetuar më 18-09-2019, 12:09

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mori sot pjesë në Kongresin e Sindikatave të Pavarura.

Basha në fjalën e tij premtoi se "brenda 6 muajve të parë të qeverisjes do të rrisim pagën minimale në 300 euro."

Kur PD-ja të vijë në pushtet, Basha tha se "deri në fund të mandatit, paga minimale rritet në 400 euro."

Gjithashtu kreu demokrat u ndal edhe te ekonomia, që sipas tij është përqendruar në një duar të ngushtë njerëzisht, që janë të lidhur me qeverinë.

Do t’i japim fund koncesioneve korruptive dhe çdo qindarkë që shkon për oligarkët dhe pushtetarët, do ta çojmë për rritjen e pagave, pensioneve dhe për të investuar për të ardhmen e fëmijëve tanë."

"Politika e PPP që është një vjedhje me ligj është sanksionimi me ligj i devijimit të qindra milionë euro të taksave të marra nga punëmarrësit, nga bizneset, zhvatja e shumicës së shqiptarëve për tia dhënë këto para një grushti oligarkësh për ti ndarë me një grusht politikanësh", theksoi Basha.

"Është prioritet kombëtar dhe emergjencë absolute për PD që ditën e parë në pushtet do verë në lëvizje një plan kombëtar për hetimin e çdo afere korruptive të maskuar si PPP apo koncesion. Gjithsecila prej tyre do të trajtohet si vepër e dyshuar kriminale. Ne do të ndjekim paranë publike kudo që ajo të jetë devijuar. Ne do vëmë para drejtësisë çdo zyrtar përfshirë në këto skema korruptive nga juristi më i thjeshtë tek kryeministri dhe çdo person privat".

Basha foli edhe mbi krizën politike. Ai tha se Reforma Zgjedhore nuk është thjesht një mbledhje në tavolinë, por kërkon shumë punë dhe përpjekje serioze mes palëve politike./a.m/NOA.al