Transmetuar më 18-09-2019, 11:30

Në datën 25 shtator do të zhvillohet një tryezë gjithëpërfshirëse për reformën zgjedhore. Kjo tryezë organizohet nga prezenca e OSBE në Tiranë.

Në këtë tryezë janë ftuar edhe partitë e opozitës, që ndodhen jashtë Parlamentit.

Ajo çka nuk dihet deri më tani është fakti nëse PD dhe aleatët e saj do të marrin pjesë. Kujtojmë se dje kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ftoi PD për t’u ulur në një tryezë për bashkëpunimin në kuadër të reformës zgjedhore.

Pak ditë më parë edhe ambasadori i BE në vendin tonë, Luigi Soreca i bëri një apel klasës politike, që dialogu mes opozitës dhe mazhorancës të ketë pikënisje reformën zgjedhore.

"Më lejoni të them që dialogu duhet të fillojë nga diçka specifike, e kjo gjë specifike mund të jetë reforma zgjedhore", deklaroi ambasadori Soreca 5 ditë më parë./b.l/noa.al/