Transmetuar më 18-09-2019, 09:45

Prej shumë vitesh Salsano Rrapi është pjesë e spektaklit të humorit “Portokalli”, ku përveçse aktron edhe prezanton. Gjatë këtyre viteve, ai ka ndërruar dy partnere, Xhemin dhe Enedën, të dyja shumë të afta dhe shumë të dashura për publikun. Por cilën do të zgjidhte Salsano mes tyre?

I ftuar në emisionin “Rreze dielli” në Report Tv, ai është pyetur se kë do të zgjidhte mes Xhemit dhe Enedës dhe ka ditur të përgjigjet me diplomaci.

“Të dyja janë të mira. Pavarësisht se me Xhemin vazhdoj të jem, kimia ka qenë njësoj edhe me Enedën. Por duke qenë natyra të ndryshme femërore dhe kimia ime është e ndryshme me to. Eneda ka qenë më strikte, për shkak se vinte nga një profesion tjetër dhe prezantimi për të ishte një gjë e re.

Kurse Xhemi ka prezantuar edhe më para. Aty gjërat janë të përgatitura, ato që improvizohen janë të pakta, por në ndryshim nga Eneda, Xhemi batutën e ka në majë të gjuhës, kurrë nuk ngel. Është bërë edhe një aktore shumë e mirë. Ajo që nuk bëjnë dot aktorët është moderimi. Të dalësh të bësh veten është shumë e vështirë dhe Xhemi e bën shumë mirë këtë gjë”, është shprehur Salsano./b.l/noa.al/