Transmetuar më 18-09-2019, 08:27

Në 100 vitet e ardhshme, Toka është e rrezikuar nga të paktën 878 asteroidë. Të dhënat vijnë nga Agjencia Hapësinore Europiane (ESA), sipas së cilës impakti, qoftë edhe nga një asteroid i vogël mund të sillte pasoja të rënda.

Pikërisht për të ulur rrezikun e një përplasjeje të mundshme, ESA dhe disa grupe të tjera janë bërë bashkë për të kërkuar për asteroidët që rrezikojnë Tokën.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja DailyMail, ata po zhvillojnë gjithashtu një teknologji për ndryshimin e trajektores së tyre dhe përgjatë ditëve në vijim pritet që të diskutojnë për taktikat e mundshme, në disa takime që do të zhvillohen nëpër Europë gjatë kësaj jave.

Këto lëvizje erdhën pas paralajmërimit të NASA-s, se një asteroid më i madh se gradaçela Empire State Building do të kalonte pranë Tokës.

Ndërkohë, në deklaratën e saj ESA tha: “Katalogu i ESA sjell bashkë të gjithë asteroidët që njohim dhe të cilët nuk mund t’i përjashtojmë që kanë ‘zero shanse’ për të goditur Tokën në 100 vitet e ardhshme, që do të thotë se impakti, i cili ndonëse ka pak gjasa që të ndodhë, nuk mund të përjashtohet”.

Më 16 dhe 17 Shtator, në Darmstadt të Gjermanisë është prezantuar një plan emergjence, ku marrin pjesë agjenci të mbrojtjes civile nga 6 vende, përfshirë Gjermaninë, Zvicrën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këto takime, sipas Agjencisë Hapësinore Europiane, kanë për qëllim të shmangin rrezikun e goditjes nga asteroidët, për t’u siguruar që të kapin në kohë rrezikun e mundshëm dhe për të përgatitur Tokën në rast të një goditjeje./b.l/noa.al/