Transmetuar më 18-09-2019, 08:13

Lorik Cana dhe bashkëshortja e tij, Monika, së shpejti do të bëhen prindër për herë rë dytë. Lajmi e ëmbël e zbuloi vetë bashkëshortja e tij, Monica Ercoli, pak ditë më parë. Ajo postoi një foto në llogarinë e saj në Instagram, ku tregonte barkun e rrumbullakosur.

Ndërsa ditën e djeshme Monika ka zbuluar edhe gjininë e bebes, duke pohuar se është në pritje të një vajze. Me siguri pas këtij momenti çifti duhet të jetë më i lumtur se kurrë, pasi shumë shpejt një anëtar i ri do të shtohet në familjen e tyre.

Kujtojmë që Monica ka shprehur dëshirën e saj nëse të lindte një vajzë, për të cilën kanë menduar ta quajnë Enkelejda.

Loriku dhe bashkëshortja e tij janë prindër të një djali 4-vjeçar të quajtur Bojken dhe ata e kanë vërtetuar gjithmonë se janë mjaft të dedikuar ndaj tij./b.l/noa.al/