Transmetuar më 17-09-2019, 23:21

Një ngjarje e rëndë kriminale me pasojë vdekjen e një gruaje shqiptare ka ndodhur në Francë.

Një shqiptare 58 vjeçare me origjinë nga Kosova, është gjetur e vdekur në shtratin e saj mëngjesin e ditës së sotme.

Mediat vendase shkruajnë se ajo banonte në Adoma, Neudorf, në Strasburg.

Burri i saj e kishte njoftuar policinë duke sqaruar se e kishte gjetur gruan e vdekur pasi kishte mbërritur nga puna, shkruan Ledauphine.

“Trupi ishte goditur shumë herë me thikë dhe kishte shumë gjak, por autopsia do të përcaktojë shkakun e vdekjes”, bëhet me dije nga mediat.

Prokuroria ka filluar hetimin dhe po punohet për zbardhjen e rastit./a.k/noa.al/