Transmetuar më 17-09-2019, 21:50

Një taksist ka tentuar të rrëmbejë një fëmijë në qytetin e Elbasanit por për fat të mirë nuk ia ka dalë mbanë.

Bëhet fjalë për një 55-vjeçar i identifikuar me emrin Sami Meta, që është ndaluar nga policia.

Ai është shoqëruar në komisariat, si dhe është bërë bllokimi i makinës së tij.

55-vjeçari, pas marrjes në pyetje në polici, ka deklaruar se nuk kishte qëllim rrëmbimin e fëmijës.

“E ngatërrova me djalin e kunatit”, ka thënë taksisti në polici./a.k/noa.al/