Transmetuar më 17-09-2019, 18:27

Siberia u përfshi nga stuhi shiu një ditë më parë, duke shkaktuar probleme në rrugët e vendit.

Në një autostradë në Novosibirsk janë filmuar pamje dramatike kur rrufeja godet një makinë në ecje.

Galina Ershova po drejtonte makinën përgjatë autostradës Berdskoye, kur kamera e saj regjistroi një goditje të dyfishtë të rrufesë, transmeton KosovaPress.

“Unë u verbova për një sekondë, kapa timonin dhe pashë çfarë ndodhi.

Për fat të mirë nga rrufeja nuk pati të lënduar ne njerëz, por vetëm xhami i pasëm. /k.k/noa.al/